×
  • Sport
  • Sport

    Ky është sulmuesi që po dominon Bundesliga-n dhe Europën me golat e tij duke lënë në hije edhe yjet si Harry Kane dhe Erling Haaland

    Insajderi
    09 October 2023 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur te gjithe prisnin Harry Kane & Co, një emër i panjohur për komunitetin e futbollit po qëndron në krye të listës së golashënuesve ne Bundesliga. Bëhet fjalë për reprezentuesin e Guineas, Serhou Guirassy, i cili me golat e tij po mbanë Stuttgartin në krye të tabelës.

    Një hat-trick i tij në fundjave ndaj Wolfsburgut bëri që ai të shkoj në shifrën e 13 golave pas vetëm shtatë ndeshjesh. Guirassy ka lindur në Arles, në bregun jugor të Francës, dhe karrierën e tij të hershme e nisi duke luajtur për Laval, Lille dhe Auxerre (në huazim) përpara kalimit në Bundesligë tek Kolni në vitin 2016.

    Megjithëse ishte i ri, në moshën 20-vjeçare, Guirassy pa dyshim ka shpresuar se nuk do të luante vetëm 79 minuta në sezonin e tij debutues në Gjermani. Por, lëndimet e shumta dhe problemet me adaptim bënë që ai të mos kishte ndonjë impakt.

    Gjërat nuk u përmirësuan shumë as në sezonin e tij të dytë në Gjermani, me Kolnin që ra nga liga. Por, Guirassy dha shenjat e para të talentit të tij, duke shënuar katër gola në një ndeshje në ligë dhe gjithashtu një gol të paharrueshëm ndaj Arsenalit në Ligën e Evropës.

    Ka qenë në Sttutgart dhe nën drejtimin e Sebastian Hoeness ku Guirassy ka përmbushur me të vërtetë potencialin e tij të plotë, madje duke përfaqësuar Francën në kategori të grupmoshave. Megjithatë, më vonë , Guirassy ka zgjedhur të përfaqësojë Guinean, vendin e prindërve të tij.

    Ky vendim i Guirassy në vitin 2022 për të përfaqësuar shtetin e Guinesë u shpagua shpejt, pasi këta të fundit u kualifikuan në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke u radhitur si e dyta në grupin D pas Egjiptit.

    Tani, mbetet të shihet nëse Guirassy do vazhdojë edhe më tutje me këtë formë, por nëse e bën këtë, një gjë është e sigurt, shumë klube të mëdha evropiane do të ‘luftojnë’ me njëra-tjetrën për të siguruar shërbimet e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark