Kështu Motorola pas 46 vitesh kur me modelin Motorola DynaTAC 8000X u krye thirrja e parë me telefon mobil, përdoruesve tani ua mundëson kyçjen në rrjetin e parë komercial 5G duke e përdorur Motorola moto Z3 dhe 5G moto mode.
Duke mundësuar latencë më të ulët, trafik më të madh dhe shpejtësi që janë deri në dhjetë herë më të shpejta se teknologjia ekzistuese ëireless, rrjetet 5G do ta forcojnë lidhjen mobile dhe do ta përmirësojnë dukshëm përvojën e përdorimit të telefonave të mençur, shkruan KOHA Ditore.
Me lidhje të thjeshtë të 5G moto mode në Motorola Z3, përdoruesit do të jenë në gjendje të lidhen në rrjetin5G të Verizon dhe ta shijojnë një përvojë më të shpejtë dhe më të rrjedhshme të përdoruesit. Kjo e përfshin live streamingun e pandërprerë në 4K, video bisedat, gejming dhe përvojë VR pa lag (vonesa), si dhe shpejtësi të jashtëzakonshme doënloadimi.