Lis Osmani nga qyteti i Gjilanit është duke u shndërruar në një ndër trajnerët më të mirë të fitnesit dhe përgatitjes fizike në Kosovë. Osmani u angazhua edhe në trajnimin e rekrutëve të rinj të Ushtrisë së Kosovës “FSK”, shkruan Insporti.com.
Osmani është pjesëtar i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës, i cili ka hedhur hapa të mëdha në botën e fitnesit me rezultate të jashtëzakonshme në punën e tij me klientë.
Ai është i certifikuar nga Federata e BodyBuilding & Fitness Kosova, si dhe nga shkolla Mythod academy Shqipëri si Trajner Personal i fitnesit.
Trajneri nga Gjilani njihet për publikun e gjerë nga kronikat televizive me klientë, ku për kohë të shkurtër arrijnë rezultate fantastike në mënjanimin e peshës së tepërt por jo vetëm edhe me tonifikimin e muskujve, problemet shëndetësore, e shtimin e masës muskulare.