Agon Ramadani është përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futsall.
Ramadani të premten u zyrtarizua kur edhe e firmosi kontratën në praninë e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Ramadani në këtë pozitë e zëvendëson Arben Simitçiun e larguar javë më parë. Ramadani për shumë vite ka qenë ndihmës te Kosova në futsall, ndërsa tani do të asistohet nga Getart Hyseni që do të jetë pjesë e stafit të tij.