×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ky është vendi evropian me banorët më të qetë

    Insajderi
    30 April 2024 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një hulumtim të kryer për vendet e Evropës dhe marrëdhëniet e tyre me gjumin, ata identifikuan ato me banorët më të qetw, por edhe ato ku gjumi mungon në jetën e tyre.

    Faktorët e ekzaminuar përfshinin të dhëna për orët maksimale dhe minimale të punës, të drejtën për leje dhe pushime, sa pushime u lejohen punëtorëve çdo ditë në punë dhe përqindjen e popullsisë që flenë shtatë ose më shumë orë çdo natë.

    Në krye të kësaj renditjeje ishte Sllovakia, ndërsa pesëshen e parë e plotëson Finlanda, e cila për të shtatën vit u shpall shteti më i lumtur në botë, Bullgaria, Portugalia dhe Estonia. Pesë vendet e radhës në dhjetëshen e parë janë Franca, Lituania, Norvegjia, Republika Çeke dhe Islanda.

    Sa i përket vendeve që zënë pozicionet nga 11 deri në 20, ato janë: Austria, Suedia, Luksemburgu, Danimarka, Gjermania, Letonia, Rumania, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Kroacia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark