Komisioni i Garave i BKT Superligës e ka shqyrtuar dhe e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani që ndeshja e javës së parë e BKT Superligës të shtyhet për një datë tjetër.
Ndeshja FC Ballkani – FC Malisheva, ishte paraparë të zhvillohet ditën e diele, më datë 14.08.2022, në orën 17.00.
Kjo ndeshje është shtyrë për shkak se FC Ballkani zhvillon ndeshje në garat evropiane.