×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është veprimi që ndërmori Prokuroria pas arrestimit të “Donzit” për videot skandaloze në TikTok

    Insajderi
    02 September 2022 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tiktokeri’ i famshëm nga Gjilani, i njohur me nofkën “clip.donzi” ka përfunduar në pranga të policisë së Kosovës, të enjten e 1 shtatorit. Shkak u bën disa video të shpërndarë në rrjetin social ‘TikTok’, ku 19 vjeçari nuk e kursen fjalorin e ndytë ndaj vajzave të mitura.

    Donzi po mbahen në qendrën e paraburgimit në Gjilan prej 48 orëve. Ndërsa, Prokuroria Themelore e Gjilanit së shpejti pritet të dorëzoj në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, prokurori i rasti Agron Uka.

    “Tash e kemi përgatitur kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit prej një muaji, lënda pritet të dorëzohet në Gjykatë në ora13:30. Ne qëndrojmë pranë kërkesën tonë për caktimi e masës së paraburgimin, për tu vetëdijesuar jo vetëm ai por edhe tjerët që në të ardhmen të mos marrin këso veprime”, tha Uka për Insajderin.

    Sipas Policisë, 19 vjeçari edhe pse e ka ditur se vajzat janë të mitura 16-17 vjeçare nuk kishte kursyer fjalët nxitëse seksuale.

    “I dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark