Gjigantët spanjoll, Barcelona e gjejnë vetën në mes të një krizë financiare ku duhet të sakrifikojnë disa lojtarë për vazhdimin e kontratës së Lionel Messit, transmeton Insporti.
Leo Messi, i cili tashmë është lojtar i lirë ka vendosur që të vazhdojë qëndrimin tek Barcelona, por që një gjë e tillë të realizohet, Barça duhet të largojë disa lojtarë dhe pagat e tyre të larta që të plotësojë kërkesat e argjentinasit.
E përditshmja spanjolle Diario AS, ka bërë të ditur se lojtari që do të “sakrifikohet” nga Barcelona për vazhdimin e kontratës së Messit është francezi Antoine Griezmann.
Kujtojmë që as transferet e reja të Barçës si Sergio Aguero, Eric Garcia dhe Memphis Depay nuk janë regjistruar ende për shkak të problemeve financiare./Insporti.com/