×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është zyrtari i shtetit që e dënoi firmën e Radojqiqit, çka kishte rrëfyer ai për InDoks

    Insajderi
    27 September 2023 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nexhat Fazliu, kryeinspektori i Punës në regjionin e Mitrovicës së Veriut  para dy viteve në një intervistë për InDoks kishte rrëfyer se si kompania “RAD”, prapa cilës fshihet Milan Radoiçiq është dënuar me gjobë për shkelje të ligjit të punës.

    Fazliu kishte thënë se për të nuk ka rendësi emri, por vetëm zbatimi i ligjit.

    “Për mua nuk ka rëndësi emri, ka rëndësi zbatimi i ligjit, e drejta e punëtorit, jeta e punëtorit sepse për atë paguhemi dhe ja kemi borxh vendit”, ishte shprehur ai.

    Gjatë punës së tij ai është përballur edhe me kompaninë Radoiçiqit. Në të cilën një punëtor ishte rrëzuar nga kati i gjashtë.

    Kemi pasur rastin që ligjshmërinë ta zbatojmë edhe të personat që janë në listën e zezë të SHBA-së, përkatësisht me kompaninë “RAD” që në media flitet që pas saj është Milan Radoiçiq. Kemi pas një aksident në punë, është lënduar një punëtor që kishte rënë nga kati i gjashtë dhe kishte marrë lëndime të rënda ai, por edhe kalimtari i rastit“, kishte treguar kryeinspektori.

    Ai tutje kishte zbuluar edhe gjobën me të cilën ishte dënuar kompania “RAD”.

    Ne nuk jemi informuar nga Policia e Veriut për shkak se të njëjtit nuk bashkëpunojnë me institucionet, por kemi marrë informatën lidhur me rastin nga mediat dhe si inspektorat kemi dal në terren. Ku kemi konstatuar shkeljet e bëra, kemi qenë për vizitë edhe të punëtori në spital. Pas konstatimit, kemi lëshuar një gjobë prej 40 mijë eurosh“, kishte thënë ai.

     

    Dje Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të reja të sulmi në Banjskë, ku shihen terroristet serbë.

     

    Sveçla ka thënë se në këto pamje shihet krimineli, Milan Radojçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark