Dardan Çaka është caktuar gjyqtar kryesor i ndeshjes derbi në mes të Dritës dhe Prishtinës. Ndeshja e xhiros së 30-të në mes të Dritës dhe Prishtinës luhet të shtunën nga ora 15:00 në fushën me bari sintetik në Gjilan. Çaka do të asistohet nga Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci.
Drita është në vendin e dytë me 57 pikë, një më pak se lideri Ballkani, kurse Prishtina mban vendin e katërt me 41 pikë. Prishtina po lufton për ta siguruar vendin e tretë, të cilin aktualisht e mban Gjilani me 43 pikë.
Të shtunën do të luhet edhe ndeshja në mes të Ferizajt dhe Malishevës. Dy skuadrat janë në garë për mbijetesë.
Ndërkohë të dielën, lideri dhe kamioni në fuqi Ballkani do ta pres Trepçën ’89, kurse Gjilani atë të Drenicës. Llapi është nikoqir i Dukagjinit në Podujevë.