×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky ishte postimi i fundit i Blerand Kadrijajt, i cili mbeti mbrëmë i vrarë në Pejë

    Insajderi
    09 September 2021 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, ka mbetur i vrarë mbrëmë sipas të shtënave me armë zjarri në qytetin e Pejës.

    Postimi i tij i fundit në Facebook ka qenë më 6 shtator, ku kishte shpërndarë një video në përkrahje të kandidatit të PDK’së për Kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzës. Ndryshe, rastin e vrasjes e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    “Sot me datë 08.09.2021, rreth orës 20:20, Policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike Ali Hadri në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri, si pasojë e te shtënave 3 persona kanë pësuar lëndime të njëjtit janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast. Për informata shtesë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve”, tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark