Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, ka prekur topin vetëm tetë herë gjatë ndeshjes së skuadrës së tij në Community Shield kundër Liverpoolit këtë mbrëmje.
22-vjeçari iu bashkua Cityt në një marrëveshje prej rreth 60 milionë eurosh muajin e kaluar dhe pritet të udhëheqë linjën për skuadrën e Pep Guardiolës këtë sezon.
Haaland ka qenë vrasës për RB Salzburg dhe Borussia Dortmund, por ka të ngjarë të marrë kohë për t’u përshtatur me futbollin anglez.
Kjo gjë ishte e dukshme në 45 minutat e parë në Superkupën e Anglisë në King Power Stadium, ku reprezentuesi norvegjez mezi u përfshi.
Haaland u kontrollua mirë nga Virgil van Dijk dhe Joel Matip për pjesën më të madhe të pjesës dhe u pa i izoluar pasi Liverpooli kaloi në epërsi 1-0.
Përkundër kësaj, Haaland arriti të krijojë dy shanse për veten e tij vetëm pas gjysmë ore, ndërsa humbi një rast të qind për qind.
Ai e gjeti veten një me një me Adrianin, por gjuajti drejt spanjollit. Disa sekonda më vonë, Haaland pati një tjetër rast, por shkoi me këmbën e tij të gabuar dhe gjuajti si mos më keq.
Fansat kanë reaguar për paraqitjen e deritanishme të Haaland dhe në përgjithësi nuk u ka bërë përshtypje, pasi e ka prekur topin vetëm tetë herë gjashtë 45 minutave të parë.