×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ky kryetar o për gjynah”, vijnë reagime pasi Rahimaj vendosi në zyrë foton e Kurtit

    Insajderi
    09 March 2023 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në zyrën e kryetarit të Kamenicës Kadri Rahimaj, është vendosur një fotografi në të cilën kryeministri i Kosovës Albin Kurti krahasohet me një luan.

    Në fotografinë, që shihet prapa shpinës së z. Rahimajt, Kurti krahasohet me një luan.

    Lidhur me këtë ka reaguar anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, i cili tha se ky kryetar është për “gjynah”.

    Nushi u shpreh se kjo nuk është qesharake.

    “Sa mendon që nuk do të çuditet më me veprimet e pjesëtarëve të VV-së, befasohet nga kryetari i Kamenicës. Veç kqyreni çfarë foto ka vendose në murin e zyres së tij në Komunë! Kjo nuk o as qesharake. Ky kryetar o për gjynah!”- ka shkruar Nushi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark