Federata e Futbollit të Kosovës sot gjatë ditës prezantoi fanellat e reja për fazën para-kualifikim në Kampionatin Europian, Euro 2024.
FFK-ja ka firmosur kontratë të re me firmën e njohur ‘Errea’ nga sezoni 2023 deri më 2026.
Fanella e Kosovës ende nuk është dalë në sajtin zyrtar, por çmimi i mundshëm mund të jetë deri në 80 euro, duke krahasuar kështu edhe me Kombëtaret tjera, si Malta, Andorra, Bjellorusia dhe Lichtenstein.
Kosova të shtunën luan ndeshjen e parë në Tel Aviv ndaj Izraelit, kurse të martën ndaj Kombëtares së Andorrës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Lajmi.net/