×
  • Sport
  • Sport

    Ky refer do të ndaj drejtësin në ndeshjen Izrael – Kosova

    Insajderi
    22 March 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UEFA i ka zbuluar emrat e gjyqtarëve që do ta drejtojnë ndeshjen mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

    “Dardanët” do ta nisin kampanjën kualifikuese këtë të shtunë me ndeshjen që do ta luajnë në Tel Aviv, ndërsa më pas, të martën që vjen do ta presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Duelin me izraelitët do ta drejtojnë gjyqtarët skocezë, të prirë nga William Collum, kurse asistentë të tij do të jenë Francis Connor e David Roome, derisa referi i katërt do të jetë Donald Robertson.

    Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës do të fillojë në orën 18:00.

    Verdhekaltrit synojnë ta nisin sa më mbarë fazën kualifikuese të Euro 2024 dhe ata nuk e kanë fshehur objektivin për t’u kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark