×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky shtet ndalon TikTok-un për punonjësit e qeverisë federale

    Insajderi
    13 March 2023 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Punonjësit e Qeverisë federale belge nuk do të lejohen më të përdorin aplikacionin në pronësi kineze TikTok në telefonat e tyre të punës, tha të premten kryeministri belg, Alexander De Croo.

    De Croo tha se Këshilli belg i Sigurisë Kombëtare kishte paralajmëruar për rreziqet që lidhen me sasitë e mëdha të të dhënave të mbledhura nga TikTok, e cila është në pronësi të firmës kineze ByteDance, dhe faktin që kompanisë i kërkohet të bashkëpunojë me shërbimet e inteligjencës kineze.

    “Ky është realitetit”, tha kryeministri në një deklaratë. “Kjo është arsyeja pse është logjike të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në telefonat e ofruar nga Qeveria federale. Siguria e informacionit tonë duhet të mbizotërojë”.

    TikTok në një deklaratë tha se ishte i zhgënjyer me një vendim që ai tha se bazohej në “informacion thelbësisht të gabuar”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark