Insajderi
Botë

Ky shtet pritet të dyfishojë çmimin e rrymës

Insajderi
19 November 2022 - 08:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky shtet pritet të dyfishojë çmimin e rrymës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Nga 1 janari i vitit të ardhshëm Gjermania pritet të dyfishojë çmimin e energjisë elektrike dhe të gazit natyror.

Sipas një raporti në Süddeutsche Zeitung, nga 1 janari, pothuajse 300 operatorë ofrues të energjisë elektrike dhe gazit natyror në të gjithë Gjermaninë do të rritin çmimet e energjisë.

mgid_ua.svg

Adchoices.svg

Ofruesit e energjisë duhet të njoftojnë konsumatorët për rritjen e çmimeve gjashtë javë përpara.

Mesatarisht flitet për rritje rreth 54% të gazit natyror dhe rreth 61% të energjisë elektrike, raportojnë mediet gjermane.

Për shembull, në apartamentet qendrore të Këlnit, konsumatorët kanë marrë tashmë njoftim për një rritje vjetore që mund të arrijë deri në 2000 euro .

Një shembull ilustrues: nga 150 euro në muaj, faturat do të rriten në 317 për energjinë elektrike dhe gazin natyror në vitin e ri, sipas letrave të para nga ofruesit. Rritje përkatëse të mëdha të faturave priten edhe në Mynih. /abcnews.al/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark