×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ky studim mund t’ju bëjë të largoheni nga Facebook

    Insajderi
    01 February 2019 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pavarësisht gjithë skandaleve që kaloi vitin e kaluar, ja ku jemi sot ende në Facebook ku miliona njerëz shpenzojnë të paktën një orë në ditë në rrjetin social.

    Mbase për një arsye të thjeshtë: kemi krijuar varësi. Dëshironi të ndiheni më mirë? Fshijeni Facebook.

    Një studim i ri shkon më tutje, na tregon përfitimet që do të kemi nga mbyllja e Facebook.

    Studimi quhet The Welfare Effects of Social Media dhe është përpiluar nga hulumtuesit e Stanford dhe NYU. Është një prej hulumtimeve me të vlerësuara për median sociale dhe atë çfarë ndodh kur largohemi prej tyre.

    Duke u larguar nga rrjetet sociale njerëzit bëhen më pozitivë, më subjektivë, forcojnë vëmendjen dhe shpenzojnë më shumë kohë me miqtë dhe familjen.

    Hulumtuesit rekrutuan 2,844 përdorues të Facebook dhe më pas u kërkuan gjysmës prej tyre të ç’aktivizojnë llogaritë për një muaj.

    Gjatë kësaj kohe i kontrollonin vazhdimisht dhe komunikonin me SMS për ti pyetur sesi ndiheshin.

    Ç’aktivizimi shkaktoi përmirësime të gjendjes së tyre psikologjike. Ata ishin më të lumtur, më pak depresivë, ndienin më pak ankth dhe ndjenin kënaqësi më të madhe.

    Përdoruesit të cilët u bën pjesë e studimi arritën të shkëputeshin nga Facebook plotësisht edhe pas përfundimit të tij. /PCWorld Albanian

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark