×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ky vend i Kosovës ka mbetur pa rryma, mjegulla po pengon intervenimin

    Insajderi
    23 December 2022 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    KEDS ka njoftuar konsumatorët e Malishevës se për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva, është jashtë operimit.

    Sipas KEDS-it, ekipet e tyre në terren janë në vend të ngjarjes duke kërkuar prishjen në linjën 35 kV, por kushtet atmosferike, konkretisht mjegulla e dendur po vështirëson tejmase intervenimin.

    “Shikueshmëria është shumë e shkurtë, prandaj kërkojmë mirëkuptim deri në gjetjen dhe sanimin e plotë të linjës. Ekipet tona po punojnë me të gjitha kapacitetet fizike e teknike, për të rikthyer furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark