×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ky vend i mbyll universitetet për gratë

    Insajderi
    20 December 2022 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Talibanët kanë mbyllur universitetet për gratë në Afganistan, thuhet në një letër të ministrit për Arsim të Lartë.

    Autoritetet thanë se ky vendim do të jetë në fuqi deri në një njoftim të ri.

    Vendimi pritet të hyjë në fuqi menjëherë.

    Ky vendim kufizon edhe më shumë qasjen e grave në edukimin formal, pasi ato veçse ishin përjashtuar nga mundësia për të vijuar arsimin fillor dhe të mesëm.

    Tre muaj më parë, mijëra gra dhe vajza në mbarë Afganistanin iu nënshtruan provimeve pranuese për në universitet.

    Por, megjithatë kishte pasur kufizime lidhur me drejtimet që ato mund të studionin, duke ua pamundësuar që të studionin për veterinari, inxhinieri, ekonomi dhe agrikulturë. Po ashtu, gazetaria ishte një drejtim jashtëzakonisht i kufizuar.

    Pas marrjes së pushtetit vitin e kaluar, talibanët bën ngjarje gjinore në universitete, ku gratë vijonin studimet në klasa të ndara dhe po ashtu u vendosën hyrje të veçanta në universitete për studentet.

    Po ashtu, vetëm profesoreshat dhe profesorët në moshë mund të ligjëronin në universitetet për gratë.

    Në nëntor të këtij viti, autoritetet talibane po ashtu ua ndaluan grave që të shkonin në parqet e kryeqytetit afgan, Kabul./rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark