Ky vit një prej tre vjetëve më të nxehta të shënuar prej vitit 1850 - Insajderi
×
LifeStyle

Ky vit një prej tre vjetëve më të nxehta të shënuar prej vitit 1850

Insajderi
03 December 2019 - 11:46
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Viti aktual do ta përfundojë dekadën e “nxehtësisë ekstreme” në të cilën kanë ndikuar zjarret e maleve, thatësira dhe valët e nxehta.

Në mes janarit dhe tetorit, temperatura mesatare në botë ishte rreth 1,1 shkallë të Celsiusit më e madhe sesa në periudhën 1850-1900, pretendon Organizata Botërore Meteorologjike.

Kështu viti 2019 renditet në vendin e dytë apo tretë, pas vitit 2016 i cili ishte më i nxehti,  kur për temperaturat e larta gjatë këtij viti kishte kontribuuar edhe fenomeni natyror El Ninjo.

Dekada 2010-2019 “me siguri” do të jetë dekada më e nxehtë e shënuar ndonjëherë, ka vlerësuar Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Nga të gjitha anët po vijnë presionet ndaj nënshkruesve të Marrëveshjes së Parisit, të tubuar në Madrid deri më 13 dhjetor, që t’i miratojnë masat për zvogëlimin më të shpejtë të emetimit të gazrave me efekt të serave.

Me këtë ndoshta do të mund të kufizohet ngrohja e cila është në rritje prej 2 gjegjësisht 1,5 shkallë të Celsiusit në raport me epokën paraindustriale./Insajderi.com.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark