Fansat e Kylie Jenner mbetën të habitur pasi ajo pozoi e zhveshur ndërsa ishte e mbuluar me gjak në një postim në Instagram që promovonte bashkëpunimin e saj të ardhshëm të koleksioni të ri të kozmetikës “Nightmare On Elm Street”.
Miliarderja 24-vjeçare, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë ndau imazhe të reja të hënën mbrëma (11 tetor) të cilat u cilësuan si ‘shqetësuese’ nga disa prej 275 milionë ndjekësve të saj, shkruan DailyMail.
Ajo e zhyti trupin e saj të zhveshur në gjak për bashkëpunimin e fundit tronditës horror të përqendruar rreth Freddie Kruger për linjën e saj “Kylie Cosmetics” e cila e bëri atë një emër të famshëm.
Kylie pozoi në të foto e frikshme ndërsa gjaku i rremë mbuloi lëkurën e saj ku shihet ulur në një sfond të thjeshtë të bardhë.
Flokët e saj të gjatë dhe ngjyrë kafe të errët ishin të lagur dhe të valëzuara të cilat i la të lira mbi shpinë, ndërsa ajo mbulonte gjoksin me duart e saj.
Ajo ndau një pamje tjetër, në dhomën e gjumit, ku u ul nëpër çarçafë me lule e veshur me një ‘bodysuit’ të bardhë dhe çizme lëkure të kuqe.
Përmes këtyre postimeve, ylli televiziv paralajmëroj koleksionin e ri të vjeshtës nga marka e saj e kozmetikës “Kylie Cosmetics”.
Ka pasur reagime të ashpra kundër zgjedhjes së Jenner për të përdorur filmin Wes Craven të vitit 1984 si frymëzimin e saj për koleksionin e saj të vjeshtës, sepse në film, horri Freddy Krueger vret adoleshentë të pafajshëm, shumë prej të cilëve janë gra.
Ndryshe, Kylie është shtatzënë për herë të dytë.