FC Ballkani do të takohet me ekipin e La Fioritas të martën me fillim nga ora 20:45, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Conference League.
Ekipi nga San Marino ka filluar të përforcohet para këtij dueli dhe tashmë ka afruar pesë lojtarë të ri në radhët e tyre
Për dy ndeshjet ndaj Ballkanit, ekipit të La Fioritas i bashkohen edhe anësori sulmues Samuele Caruso dhe qendërmbrojtësi Nicholas Di Meo.
Poashtu La Fioritas i bashkohen edhe ish-sulmuesi shqiptar i Fiorentino-s, Enea Jaupi, ish-mesfushori i Tre Penne, Matteo Semprini dhe ish-mbrojtësi i Faetanos, Alessandro Romagna.
Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe La Fioritas luhet në San Marino të martën me 19 korrik, kurse ndeshja e kthimit me 26 korrik në Prishtinë.