Los Angeles FC i ka konfirmuar Giorgio Chiellinit propozimin e tyre zyrtar për ta nënshkruar atë në një transferim të lirë.
Kështu ka bërë të ditur gazetari dhe eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, ata tani janë duke pritur për dritën jeshile përfundimtare në skuadrën e Chiellinit.
“Qendërmbrojtësi italian është në dispozicion si transferim i lirë dhe ai ka marrë edhe një tjetër propozim ditë më parë”, ka shtuar gazetari italian, duke mos dhënë detaje se cili klub është ai.