Labinot Gashi reagon pas vdekjes së Festim Isufit: Ishte një njeri jashtëzakonshëm - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Labinot Gashi reagon pas vdekjes së Festim Isufit: Ishte një njeri jashtëzakonshëm

    Insajderi
    09 May 2025 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatori Labinot Gashi ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të dizajnerit të njohur kosovar, Festim Isufi.

    Në llogarinë e tij, ai ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të dizajnerit dhe ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët.

    “Me trishtim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta te Festim Isufit. Ai ishte me shume se një bashkëpunëtor, ishte një njeri jashtëzakonshëm, i përkushtuar, i sinqerte dhe gjithmonë gatshëm te ndihmonte me zemër te hapur. Kontributi i tij profesional dhe njerëzor do te mbetet i paharruar për te gjithë ne qe patëm fatin ta njohim e të punojmë me të. Ngushëllimet e mia me të sinqerta familjes, miqve dhe te gjithë atyre qe ndihen te prekur nga kjo humbje e madhe. U prehtë ne paqe.” Ishin fjalët e Gashit.

    Sipas informatave nga autoritetet dizajneri vidq sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i ftohtë, por detaje të tjera nuk janë bërë të ditur.

    Në të njëjtin incident ka mbetur e lënduar edhe partnerja e tij, Rina, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark