×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Lagjja e Shpellave” apo aty ku jetesa bëhet nën tokë

    Insajderi
    17 August 2016 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me të arritur tek stacioni i autobusëve, Guadix duket si çdo qytet tjetër i vogël andaluzian, me shtëpi të bardha dhe një pamje piktoreske.  Por, nëse ngjiteni më lart në një kodër, një pamje paksa e çuditshme do të dali përpara jush: oxhakë të vegjël vërehen duke dalë nga përfundi kodrës.

    Në “Lagjen e Shpellave” në jug të Spanjës, shumica e popullatës jetojnë nën tokë.  Një jetesë e këtillë bëhet tash e qindra vite, shkruan BBC.

    “Kur përmenden këto shpella, njerëzit mendojnë se ato janë vende të errëta dhe të ndyta.  Por sic mund ta vëreni, kjo nuk është e vërtetë,” thotë jose, njëri nga banorët e kësaj ane.

    Ai me krenari pret vizitorët në shtëpinë e tij, duke treguar dhomat dhe gjërat që ndodhen aty, njofton Insajderi.

    Ai thotë se i pëlqen të jetojë në këtë vend.  “Nuk mund ta imagjinojë ndryshe,” thotë ai.  “Disa gjenerata të familjes time kanë jetuar kështu.  Kam gjithçka që më duhet.  Nuk mund ta mendoj një shkëmbim me një shtëpi normale.  Këtu bëhet shumë nxehtë gjatë verës dhe këtu disi jemi më të mbrojtur,” tregon ai.

    Ai beson se shpella ku ai ka ndërtuar shtëpinë është e vjetër rreth 500 vite.

    Guadix është një prej vendbanimeve më të vjetra në Evropë.  Besohet se në këtë vend kanë jetuar njerëz që nga koha e gurit.  Por këtu qyteti kryesor është bërë gjatë Perandorisë Romake – ata vinin këtu pasi që ndërtuan një minierë.

    Aty janë rreth dy mijë shtëpi të tilla.  Më herët, ato shtëpi konsideroheshin si vende për të varfrit, por sot ato janë duke u transformuar në restorante, hotele e të tjera./Insajderi.com

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark