Insajderi
Zgjedhjet 2026

Lahi Brahimaj nga Gjakova: Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur

Insajderi
28 January 2025 - 22:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lahi Brahimaj nga Gjakova: Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit të Kosovës Fituese, Lahi Brahimaj, ka vazhduar sot me fushatë në Gjakovë.

Brahimaj atje bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, kanë bashkëbiseduar me luftëtarët e lirisë.

“Rrugëtimi ynë vazhdoi me takimin e përzemërt me bashkëluftëtarë në Gjakovë, ku bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me luftëtarët e lirisë. Falënderim të veçantë për Gjeneral Maliq Ndrecën për organizimin e këtij takimi shumë domethënës”, tha ai.

Tutje, ai ka theksuar se me mbështetjen që po marrin e kanë konfirmuar se janë në rrugën e duhur.

“Gjithashtu me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini dhe kandidatë të tjerë, takuam banorët e Ponoshecit dhe Babaj Bokës.

Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark