Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimaj, gjatë ditës së enjte është takuar me banorët e e nëndegëve Devë, Guskë, Pika e Zezë, Bec, Zhdrellë, Sapot, Lugbunar dhe Qerim.
Brahimaj, është shprehur se gjatë takimeve me këta qytetarë, janë pajtuar se vendi ka nevojë për burrështetas si Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Infokus.
“Në 3 takime të ndara sot bashkëbiseduam me banorët e nëndegëve Devë, Guskë, Pika e Zezë, Bec, Zhdrellë, Sapot, Lugbunar dhe Qerim. Në bisedë me ta u pajtuam që vendi ka nevojë për një burrështetas si Ramush Haradinaj dhe se ne duhet ta përkrahim fuqishëm të gjithë këtë burrë shteti”, ka shkuar ai.
Gjithashtu, numri 22 në listën e AAK’së, ka thënë se shteti ndihmohet duke e votuar Ramush Haradinajn.
“Kosova është në një situatë të vështirë politike dhe ne duhet ta ndihmojmë duke votuar Aleancën dhe liderin e saj për president”, ka shkruar ai.