×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Lahuta e Malësisë” jetësohet në Teatrin Kombëtar të Kosovës

    Insajderi
    26 October 2020 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në fillim të muajit nëntor, me datën 6,7 dhe 8 “PM Theatre” do të ketë premierën e shfaqjes “Lahuta e Malsisë” në interpretim te Armend Balokut.

    Shfaqjen do të mund ta përcillni tre netë rresht ne Teatrin Kombëtar te Kosovës. Duke pas parasysh vëllimin e kësaj vepre, përgatitja e saj ka marr një kohe relativisht te gjate qe te jetësohet ne skene.

    Pasi qe “Lahuta e Malësisë” është një nga veprat me te veçanta shqiptare, e vlerësuar larte edhe nga personalitete dhe albanolog te huaj, si një shkrim qe e beri zoje ne vete gjuhën shqipe, si producentë e këtij projekti ju njoftoj, se me rastin e 80 vjetorit te vdekjes se shkrimtarit Gjergj Fishta, nëpërmjet “Lahutes se Malsise”, do te dëgjohet zëri i tij, përmes vargjeve që do t’i interpretojë Armend Baloku.

    “PM Theatre” ndihet i ngazëllyer qe vargjet e Fishtës edhe njëherë do te marrin fryme e do te jetojmë edhe ne bashkë me to, duke kujtuar shkrimtarin, si dhe te kaluarën tone historike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark