×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak: Deri tani s’kemi parë vullnet politik në Kosovë për zgjedhje të reja në Veri

    Insajderi
    20 June 2023 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Deri tani s’kemi parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme”, kështu po deklaron emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak teksa po fliste për tensionet e shkaktuara mes Kosovës e Serbisë, shkruan Insajderi.

    Ai bëri thirrje që këto zgjedhje të mbahen sa më parë.

    “S’ka afat për zgjedhjet. Gjithçka varet nga vullneti politik. Por ne bëjmë thirrje që të mbahen menjëherë. Ka procedura kushtetuese qe duhet të ndiqen qe kryetarët të dorëhiqen, askush nuk dëshiron të shtyjë një zgjidhje jashtë kornizës kushtetuese të Kosovës. Por deri tani s’kemi parë vullnet politik për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Lajcak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark