×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak takohet me Komandantin e ri të KFOR’it, diskutojnë për gjendjen aktuale dhe dialogun

    Insajderi
    27 September 2023 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, është takuar sot me komandantin e radhës të KFOR-it, gjeneralin turk, Özkan Ulutaş.

    Lajçak ka folur për situatën aktuale në Kosovë dhe tha se pret që të vazhdojë bashkëpunimi me KFOR-in.

    “Kënaqësi të mirëpresim komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş në zyrën time sot. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in”, ka shkruar Lajçak.

    Këtë muaj, Ulutaş është pritur edhe në zyrën e presidentes Osmani dhe atë të kryeministrit Kurti për t’iu uruar mirëseardhje në Kosovë.

    Ulutaş do të pasojë komandantin italian në KFOR-, Angelo Michele Ristuccia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark