×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak javën e ardhshme viziton Beogradin, kjo është arsyeja

    Insajderi
    09 March 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Miroslav Lajçak, i Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, do të qëndrojë në Beograd të premten e javës së ardhshme.

    Kështu ka bërë të ditur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    Ai ka thënë se me të do të flasë për procesin e largimit të kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

    Lajçak më 5 mars ka vizituar Kosovën, ku është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe temë e diskutimit mes tyre ka qenë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb që të mos përdoret si mjet pagese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark