×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajçak jep një lajm të rëndësishëm për liberalizimin e vizave

    Insajderi
    29 June 2022 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për çështjen e liberalizmit të vizave, shkruan Insajderi.

    Lajçak në konferencën e sotme për media është shprehur se nuk ka të drejt të jap një datë se kur Kosovës do t’i hiqen vizat.

    Ai theksojë që mbështetja ska qenë kurrë më e fuqishme dhe se do të jetë pjesë e rendit të ditës e presidencës çeke heqja e vizave për kosovarët.

    “E kuptojë se sa e ndjeshme është kjo çështje për ju, pjesërisht me ju jam. Kosova e meriton liberalizimin e vizave i keni përmbushur kriteret kjo veç është dashur të ndodhë. E shfrytëzojë çdo mundësi kur flas me shtetet anëtarë duke e theksuar këtë çështje, jam i vetëdijshëm si përfaqësues I BE-së që e viziton Kosovën rregullisht se sa e rëndësishëm kjo çështje është edhe për imazhin e BE-së, e dini që në këtë kohë vendimi është në duart e shteteve anëtare por çka mund të ju them me siguri është që kurrë nuk ka qenë më e pritshme se tani, është në qendër të vëmendjes kjo. Javën e kaluar kur janë takuar udhëheqësit e BE-së kanë folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila më në fund duhet të përfundohet me sukses. Presidenca çeke pritet ta ketë këtë në rendin e ditës së tyre. Po e përsëris nuk kam të drejt ta them kur do të vije ky vendim, por siç e thashë mbështetja ska qenë kurrë më e madhe. Mometumi ekziston”, u shpreh Lajçak përcjell Insajderi.

    Miroslav Lajçak, sot e mbyllë vizitën e tij treditore në Kosovë./GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark