×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak për dinarin: U zvogëluan dallimet, presim propozime konkrete në takimin e radhës

    Insajderi
    23 April 2024 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje javore të angazhimeve të tij, përfshirë edhe çështjen e dinarit.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Lajçak tha se në takimin në Bruksel diskutuan për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e dinarit, dhe sipas tij kanë arritur t’i “zvogëlojnë dallimet”.

    “U ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një rrugë në lidhje me të ashtuquajturën “çështje dinar”. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta kalojmë pengesën e madhe. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, shkroi Lajçak.

    Emisari evropian shtoi së në takimin e radhës në Bruksel pret që të ketë ide konkrete nga pala kosovare dhe ajo serbe për çështjen e dinarit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark