×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak për Kurtin: Besoj se nuk do ta fusë Kosovën në rrezik të izolimit

    Insajderi
    22 March 2024 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pyetur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe qëndrimet e tij në dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se beson se Kurti nuk do ta fusë Kosovën në rrezik të izolim.

    Kjo deklaratë e tij erdhi pasi u pyet nga media italiane “La Stampa” se a ka dikush që mund ta frenojë Kurtin, nëse nuk ia del SHBA-ja dhe BE-ja.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë saktësisht në linjë me ne. Ai (Kurti) e di se cilat janë pritjet. E di që për Kosovën është ekstremisht e rëndësishme të ketë një mbështetje të fortë ndërkombëtare, sepse pikërisht një gjë të tillë Kosova e ka gëzuar nga fillimi. Nuk kam dyshim që (Kurti) do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm që të mos e fusë vendin e tij në rrezik të një izolimi. Kështu ai po nxjerr përfundimet e duhura”, tha Lajçaku.

    Lajçaku po ashtu komentoi edhe mbi strategjinë e tij për dialogun Kosovë – Serbi.

    “Para se gjithash, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet. Bashkimi Evropian e lehtëson procesin. Është shumë e rëndësishme që të niset para zgjedhjeve evropiane, sepse më pas Bashkimi Evropian do të hyjë në një periudhë të tranzicionit. Pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkojnë në zgjedhje. Nuk do të jetë ky momenti për të marrë vendime”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark