×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak pyetet për akuzat e Kurtit se po i mban anën Serbisë, reagon Këshilltari i Kancelarit Scholz

    Insajderi
    21 October 2023 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, në konferencën për media pas takimit që kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti, është pyetur për akuzat e këtij të fundit ndaj tij se po anon kah Serbia.

    Miroslav Lajcak është përgjigjur duke thënë se është në anën e Bashkimit Evropian dhe ka shtuar se në takime të tilla fokusohen në substancë.

    “Unë jam në anën e BE-së dhe jemi të fokusuar në substancë në këto takime”, ka thënë Lajcak me një buzëqeshje të lehtë.

    Ndërkohë që derisa Lajcak ka folur, ka ndërhyrë këshilltari i kancelarit Scholz, Jens Plotner, duke bërë me dorë nga radha e emisarëve, duke nënkuptuar se Lajcak është bashkë me ta në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark