×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak: Takime të dobishme në SHBA për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

    Insajderi
    21 June 2023 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë qëndrimit në SHBA ka zhvilluar takime të rëndësishme, ku është trajtuar situata në veri të Kosovës.

    Lajçak, përmes rrjetit të tij në Twitter, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime të dobishme me zëvendëskëshilltarin kryesor për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Jon Finer, dhe drejtoreshën e lartë për Evropën, Amanda Sloat, për situatën në veri të Kosovës.

    “Takim shumë i dobishëm me zëvendëskëshilltarin kryesor për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Jon Finer, dhe drejtoreshën e lartë për Evropën, Amanda Sloat, mbi situatën në veri të Kosovës, hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark