×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajiq: Më mirë të kishin thënë “ndalesë”

    Insajderi
    21 November 2018 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i tregtisë Rasim Lajiq thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës që taksat të rriten për 100 për qind do të thotë pengim i tregtisë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Siç ka thënë ai, kjo është “par ekselans” vendim politik, i cili do të ketë pasoja të mëdha politike.

    Lajiq ka thënë se ekzistojnë dy arsye për këtë vendim – votimi i djeshëm në Interpol dhe fakti  se bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar me kohë në barrierat e gjertanishme jashtë doganore të vendosura nga ana e Kosovës.

    “Pasojat janë me siguri shumë të mëdha, para se gjithash ato ekonomike. Kjo definitivisht do të thotë pezullim i çdo lloji të tregtisë në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Lajiq.

    “Më mirë të kishin thënë se është e ndaluar tregtia me Serbinë, sesa që po përpiqen kështu të bëjnë. Gjërat duhet thirrur me emra të duhura, ky është pengim dhe ndalim i tregtisë në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thekson Ljajiq./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark