Insajderi
Euro 2024

Rekord në Euro 2024: UEFA publikon golin e Nedim Bajramit si më të shpejtin në histori

Insajderi
16 June 2024 - 14:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rekord në Euro 2024: UEFA publikon golin e Nedim Bajramit si më të shpejtin në histori
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Goli i futbollistit të kombëtarës shqiptare Nedim Bajrami, është më i shpejti në histori të kampionateve evropiane deri më tani.

Bajrami, golin e realizoi kundër Italisë pas vetëm 23 sekondash lojë.

Kështu, ai arriti që ta thyente rekordin që mbahej prej 20 vjetësh nga Dmitry Kirichenko, i cili në vitin 2004, kishte realizuar kundër Greqisë pas 65 sekondash.

Golin e futbollistit nga Tetova, e ka publikuar edhe faqja zyrtare e UEFA-s.

“Goli më i shpejti në historinë e EUROS”, shkruan në postim duke e shoqëruar edhe me simbolin e duartrokitjes dhe flamurin e Shqipërisë.

Në ndeshjen e parë skuadra e Sylvinhos nuk arriti të nxjerrë një rezultat pozitiv pasi u mposht me rezultat 2:1.

Shqipëria ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Kroacisë, më 19 qershor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark