Ylli i Danimarkës, Christian Eriksen është liruar nga spitali, raporton Insporti.
Eriksen, i cili pësoi arrest kardiak në fushë javën e kaluar në takimin ndaj Finlandës, është liruar sot nga spitali Rigshospitalet, ka njoftuar Federata e Futbollit të Danimarkës.
Lojtari sot ka vizituar bashkëlojtarët në Helsingor, nga ku do të bashkohet me familjen e tij.
“Faleminderit për urimet e shumta. Operacioni kaloi me sukses dhe unë jam mirë duke pasur paraysh rrethanat. Ishte shumë mirë t’i takoja lojtarët pas ndeshjes së jashtëzakonshme mbrëmjen e kaluar” – shkroi ai./Insporti.com/