David Alaba i ka këputur ligamentet në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Villarrealit, ku si pasojë nuk do të paraqitet më gjatë këtij sezoni.
Ky është lëndimi i tretë i njëjtë që e përjeton Real Madridi këtë sezon, pas Thibaout Courtois dhe Eder Militaos.
Përndryshe, Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Villarrealit, me rezultat 4-1, në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga.
Los Blancos pas fitores kalon në vendin e parë me 42 pikë, me një pikë më shumë se Girona, që ka një përballje më pak të zhvilluar.