×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i keq për Realin – ylli i skuadrës mund të dënohet me 12 ndeshje skualifikim!

    Insajderi
    20 April 2023 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Real Madrid ka arritur të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League pasi ka mundur Chelsea-n në përballjen e dyfishtë të çerekfinaleve me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

    Një ecuri e jashtëzakonshme në Europë për skuadrën e Carlo Ancelotti-t, me Los Blancos që duan të mbrojnë titullin e kampionëve të Europës të fituar vitin e kaluar.

    Gjërat nuk po shkojnë aq mirë për madrilenët në La Liga, me skuadrën merengues që është 11 pikë larg Barcelona-s kryesuese kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje nga fundi i kampionatit.

    Një tjetër lajm i keq për Real-in mund të vijë jashtë fushës. Federico Valverde, në fakt, rrezikon deri në 12 ndeshje skualifikim. Lajmi është dhënë nga Bernabéu Digital, sipas të cilit mesfushori uruguaian mund të shtanget pas godtijes me grusht ndaj Alex Baena të Villarreal-it në parkingun e Bernabeu-t.

    Komisioni Kombëtar kundër Dhunës i La Liga-s, i mbledhur të hënën në mëngjes, i ka dorëzuar drejtësisë sportive dosjen në lidhje me agresionin e mesfushorit të Real Madrid që tani rrezikon një ndalesë të gjatë (nga 4 në 12 ndeshje).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark