×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajm i mirë për fermerët: Peci tregon se kur do të hapet thirrja e aplikimit për subvencione

    Insajderi
    09 March 2024 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se javën e ardhshme do të shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2024.

    Këtë Peci e njoftoi pas një vizite te blegtori vushtrrias, Gëzim Hajdari, ku tha se këtë vit ka dyfishim të rritjes së mbështetjes financiare.

    “Ai ka rritur numrin e krerëve nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht. Nën-produktet e qumështit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror. Gjatë javës që vjen do shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024 ku për buallicat kemi dyfish rritje të mbështetjes financiare”, ka shkruar Peci në

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark