×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i mirë për Napolin: Amir Rrahmani rikuperohet nga lëndimi i pësuar në CHL

    Insajderi
    16 October 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Napoli e ka marrë një lajm të mirë sot. Amir Rrahmani është shumë afër rikthimit në fushën e blertë, pas një lëndimi që e mbajti jashtë për disa javë. Madje, sipas mediave italiane, përfaqësuesi kosovar, i cili mungoi në ndeshjet e tetorit, pritet të jetë i gatshëm që në sfidën e vikendit që do ta ketë Napoli.

    Skuadra italiane në fundjavë do të ketë punë me Hellas Veronën dhe Rrahmani po diskutohet si opsion për të luajtur nga fillimi.

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës u lënduan në ndeshjen ndaj Bragas në Ligën e Kampionëve, ku u desh ta lëshojë fushën në minutën e 13-të për shkak të lëndimit në kofshën e majtë. Ai mungoi në ndeshjen që Napoli e kishte ndaj Bolognas, e po ashtu edhe për Kosovën në sfidën ndaj Andorrës, të enjten e kaluar.

    E tash, kosovari pritet të jenë një atu e madhe në fazën defanzive për Napolin, si dhe për Kosovën në muajin nëntor. Pas 9 xhirove, Napoli është i pesti në tabelë me 14 pikë, shtatë më pak se Milani lider. 9 gola i ka pësuar mbrojtja napolitane deri më tani, derisa ka shënuar 17 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark