×
  • Showbiz
  • Show

    Lajm i “trishtë”, edhe një këngëtar kosovar lë muzikën

    Insajderi
    22 August 2023 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi Agon Abdullahu, i njohur me nofkën “Noga” ka njoftuar se do të heq dorë nga muzika.

    Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një ‘Insta Story’ në llogarinë zyrtare të tij në ‘Instagram’, duke thënë se arsyet janë personale.

    “Popull i dashur edhe un terhjekem nga muzika përgjithmonë se 17 vite karrierë që në moshë 12 vjeqare me mc kresha, lyrical son qe kam fillu. Arsyet janë familja, shkollimi, biznesi familjar”, ka shkruar ai, teksa ka bashkëngjitur një foto me këngëtarin Sabri Fejzullahu.

    Përgjatë ditës heqjen dorë nga muzika për arsye fetare e ka njoftuar edhe reperi “Fero”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark