Lajm i papritur për Serinë A e në veçanti për Atalantën, ku luan edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti. Futbollisti i bergamaskëve,
José Luis Palomino, ka rezultuar pozitiv me doping pas një kontrolli të befasishëm. Mbas daljes së rezultatit, qendërmbrojtësi argjentinas është pezulluar menjëherë nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut.
Partneri i Gjimshitit në repartin e pasmë, nuk ka mundur të justifikojë rezultatin e analizave të kryera nga Nado Italia gjatë grumbullimit me ekipin bergamask. Substanca e ndaluar e përdorur nga Palomino është Nandrolone, një lloj steroidi anabolik. Steroidet anabolike përfshijnë testosteronin dhe format (sintetike) të testosteronit të krijuara në laborator.