×
  • Sport
  • Sport

    Lajme jo të mira për Vojvoden, mund të humbas ndeshjet e Kosovës

    Insajderi
    18 September 2022 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Nacionale mëson se Mërgim Vojvoda është në rrezik që të mos grumbullohet me Kosovën, pasi ka ndjerë një dhimbje muskolare.

    Nuk ka rehati për Mërgim Vojvodën. Ai sërish është lënduar pak ditë para se të grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës. Pikërisht e njëjta situatë siç ndodhte javë më parë.

    Siç bëjnë të ditur burimet e Gazetës Nacionale afër lojtarit, ai gjatë seancës së djeshme stërvitore ka ndjerë një dhimbje muskulore.

    Udhëtimi i tij drejt Kosovës ishte paraparë të ndodhte menjëherë pas mbarimit të ndeshjes së sotme që Torino po e luan kundër Sassuolos si vendëse, ku ai nuk është grumbulluar.

    Nga ajo seç bëjnë të ditur disa burime të Gazetës Nacionale, Vojvoda do t’i nënshtrohet ekzaminimeve shtesë mjekësore gjatë 48 orëve në vijim. Pra, para se ta marrë dritën jeshile për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës, ai duhet që ta konfirmojë shkallën e lëndimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark