Insajderi
Insajderi

‘Lajme të picimulave’, Gjergj Dedaj flet për Insajderin pas shpalljes në kërkim nga Policia

Insajderi
16 January 2022 - 22:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘Lajme të picimulave’, Gjergj Dedaj flet për Insajderin pas shpalljes në kërkim nga Policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë për Gazetën Insajderi se lajmi që ai është ne kërkim nga policia sepse nuk i ka kthyer targat diplomatike është lajm i pavërtetë duke e quajtur si lajm të “picimulave”

“Këto janë lajme të picimulave. S’kam çka me fol krejt këto rreth kësaj teme janë lajme të picimualve. Nuk e di për çka e keni fjalën po janë lajme te picimulave janë shpifje”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi.

Sipas Sinjalit MPJD ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të veturave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira, i cili po ashtu e pati vlerësuar si jokushtetues vendimin e Osmanit.

Po ashtu Dedaj mohon të jetë në kërkim nga Policia e Kosovës për këtë vepër.

Ai i tha Insajderit se policia nuk e ka kërkuar që 68 vite.

“Që 68 vite nuk me ka kërkuar mua policia. Asnjëherë. Janë shpifje të picimulave mashtruesve e hajnave”.

E pas insistimit të Gazetës për të marrë një përgjigje se a i ka kthyer targat, Dedaj tha i tensionuar se nuk i ka thyer tagat duke e arsyetuar se janë të veturës së tij personale dhe se i ka paguar vet të gjitha shpenzimet.

“Unë kam regjistrim dhe tabelat diplomatike personale private d.m.th te kerrit tem privat dhe ato nuk kthehen sepse ato i kam pagu unë edhe regjistrimin te gjitha i kom pagu personalisht nuk kam marr nga buxheti i shtetit asnjë cent”, tha ai në përgjigje.

Policia me urdhër të MPJD-së po kërkon veturat e Dedajt dhe Kqirës, të cilat mbajnë pa autorizim targat diplomatike të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Dedaj ende nuk i ka kthyer targat diplomatike NMK 50-CD-001, të cilat janë të vendosura në veturën e tij të tipit Mercedez Benz E.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark