Salih Salihu, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar sot pse djali i tij Lumbardhi është anëtarësuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Salihu ka thënë se Lumbardhi e ka gjetë vetën në LDK, pasi mendon se në këtë parti po krijohet “një frymë e re”.
“Mosha gjenerata që janë më e re dhe duket se është ka krijohet një frymë e re në LDK. Ai u ni shumë rehat, Lumbardhi kur ka shku jashtë vendit s’ka pas shumë parti politike, ai më ka thënë se LDK’në e mban mend si i vogël”, ka thënë Salihu në “Rreth e rrotull”.
I pyetur nga gazetarët nëse Lumbardhit i pëlqen të punoj në ara ashtu si babait të tij, ai ka thënë se del vetëm “me zor”.
“Me zor e qes në ara, as s’ka qejf me hyp në traktor. Del më ndihmon nganjëherë por pa qejf, djali i dytë më ndihmon në këto punë më shumë”. /Insajderi.org
@rtv.dukagjini Babai i Lumbardh Salihut : "O pasha Zoten me zor e qes në ara"
♬ original sound – RTV DUKAGJINI