Insajderi
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Fero dorëzohet në polici

Insajderi
29 October 2021 - 21:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LAJMI I FUNDIT: Fero dorëzohet në polici
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reperi kosovar, Feronit Shabani- FERO bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, që dyshohet që kanë sulmuar sot në studion e tij producentin Jetmir Agaj, janë vet dorëzuar në polici.

Arbresh.info mëson se Fero dhe truproja i tij janë vet dorëzuar rreth orës 19: 50 në stacionin e Policisë së Kosovës në Fushë Kosovë.

“Pas dorëzimit të tyre tek autoritetet e ndjekjes, ata janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin e Jugut në Prishtinë”, bënë të ditur burime brenda policisë.

Ndryshe, gjatë ditës është raportuar se Fero dhe truproja e tij kanë sulmuar producentin Jetmir Agaj dhe se në sulm është përdorur edhe një armë e zjarrit nga truproja e Feros, Bujar Ibishi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark